Dardanët u nisën për në Qipro

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur sot për në Qipro për ndeshjen që do të zhvillohet të hënën, në orën 18:00, në Larnaca dhe i takon xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
“Dardanët nisën për në Qipro”, është mbishkrimi i videos të shpërndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në Facebook.
Ndërkohë, sot me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?