Daku: Me angazhim të plotë mund ta realizojmë ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës
September 6, 2025Përditesimi i fundit: September 6, 2025
Në prag të sfidës kualifikuese kundër Letonisë, Kombëtarja shqiptare mbajti sot konferencën për shtyp në “Air Albania”, ku sulmuesi Mirlind Daku ndau pritshmëritë e tij.
Daku u ndal fillimisht te miqësorja ndaj Gjibraltarit, duke e cilësuar një test të rëndësishëm për lojtarët e rinj: “Ishte një ndeshje ku u provuan shumë skema dhe vendosje. Kishim disa raste në sulm, por nuk ishte përqendrimi maksimal, pasi miqësoret shërbejnë për të parë ku duhet të përmirësohemi.”
Duke folur për ndeshjen ndaj Letonisë, ai u shpreh se ekipi duhet të jetë më i saktë përpara portës: “Në përballjen e parë patëm shumë raste, por mungoi agresiviteti në finalizime. Kjo nuk duhet të na shqetësojë, sepse rastet krijohen, por tani është koha të tregojmë qetësi dhe të shënojmë. Shpresoj që këtë herë të fitojmë, sepse kemi mësuar nga gabimet”, ka deklaruar ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?
0:00
September 6, 2025Përditesimi i fundit: September 6, 2025