Kaloni te përmbajtja kryesore

Dafina e lumtur në krahët e Kreshnikut

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar me Kreshnik Gjergjin. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që ia ka marr zemrën bukuroshes.

E së fundmi, në rrjetin social Instagram, bukuroshja pozoi krahë bashkëshortit, ku duken më të lumtur se kurrë.

Kujtojmë se javë më parë është publikuar fotosesioni i dasmës së këngëtares së njohur nga vetë ajo.

“Një përrallë ” shkroi Zeqiri, krahas publikimit i cili mori pëlqime e komente të shumta nga fansat.

Kjo dasmë është cilësuar si dasma e vitit nga fansat e saj, ku nuk ka munguar edhe pjesëmarrja e VIP-ve siç janë: Ylli Limani, Festa Qoqaj, 2 Ton, Emina Cunmulaj, Remzie Osmani, nëna e Rita Orës, e shumë artistë të tjerë nga Shqipëria e Kosova. Por që nuk munguan edhe pjesëtarë edhe nga Qeveria, të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë Faton Peci dhe ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button