Daçiqi e Petkoviqi udhëheqin ekipin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se është formuar ekipi që do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Formimin urgjent të këtij ekipi e kishte kërkuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë të enjten.
Daçiqi ka bërë të ditur se së bashku me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do ta udhëheqin këtë ekip.
“Në të do të jenë më së shumti njerëz nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe nga ministritë tjera, nga Kuvendi Kombëtar dhe kabineti i Presidentit të Republikës”, ka thënë Daçiq.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?