Kaloni te përmbajtja kryesore

Coutinho kalon te Trepça

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KF Trepça ka bërë të ditur transferimin e radhës së klubit.

Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Gabriel Coutinho Domiciano, i cili ka kompletuar transferimin e tij te Trepça, raporton KosovaPress.

“GABRIEL COUTINHO DOMICIANO nënshkruan me KF TREPÇËN dhe do të jetë forcë shtes për skuadrën tonë në edicionin 2023/24”, shkruante në komunikatën e Trepçës.

Coutinho karrierën e tij deri tani kryesisht e ka kaluar në Kroaci, ku është paraqitur për skuadrat si BSK Zmaj Blato, Mladost Prelog dhe Medjimurje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button