Kaloni te përmbajtja kryesore

“CorrWatch” akuzon Muratin për mostransparencë

Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), ka shprehur shqetësim për “mbylljen” e Ministrisë së Financave, Punës, Transfereve dhe mungesën e transparencës në procesin e rekrutimit  për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore (ATK) dhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.

Në reagimin e tyre, “CorrWatch” ka thënë se kanë bërë kërkesa për monitorimin e këtyre dy pozitave për të gjitha fazat e procesit, dhe ato janë pranuar nga Ministria. Por iniciativa e shoqërive civile ka thënë se nuk janë ftuar për monitorim më pas.

“Në rastin e ATK-së, ‘CorrWatch’, ka kërkuar që t’i mundësohet rishikimi i aplikacioneve të kandidatëve por ministria ka ofruar qasje vetëm në një raport bazik të tyre, dhe nuk ka lejuar qasjen në dosjet e kandidatëve. Ndërsa sa i përket pozitës së Sekretarit të përgjithshëm në MFPT, ‘CorrWatch’ nuk është ftuar për t’a monitoruar procesin”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.

“CorrWatch” ka bërë thirrje për qasje të hapur dhe të drejtë, ku monitorimi nga shoqëria civile të jetë i plotë dhe gjithëpërfshirës në të gjitha fazat e procesit të rekrutimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button