Kaloni te përmbajtja kryesore

“Çka lyp më në krye të LDK-së?” Canaj: Abdixhiku po e ngufat LDK-në

(Lajm i përditësuar)

“Çka lyp më në krye të LDK-së?” Canaj: Abdixhiku po e ngufat LDK-në

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se ai po e dëmton partinë dhe se duhet të marrë përgjegjësi pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje.

Canaj tha se qytetarët nuk po ia besojnë votën Abdixhikut, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e tij në krye të LDK-së.

“Lumir Abdixhiku po e ngufat LDK-në. Natyrisht që po e ngufat. Tri herë i ka humbur zgjedhjet. Problemi është se kush e do. Qytetari nuk po ia jep votën. Për çka duhet me nejt Lumir Abdixhiku? Çka lyp një person që tri herë i humb zgjedhjet, një person që e bën keq partinë?”, deklaroi Canaj.


“Ata flisnin për demokraci”, Canaj: Kurti nuk është si Rugova e Thaçi

Analisti politik Blerim Canaj në Click të RTV21 ka adresuar kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ai krahasoi qasjen e Kurtit me atë të ish-udhëheqësve Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, për të cilët tha se promovonin demokracinë dhe ndërtimin e shtetit.

“Ky nuk është ai burri që çohet e thotë diçka. Ne kemi shtet dhe duhet ta mbajmë këtë shtet. Ky nuk është si Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi që thoshin kemi demokraci. Ky thotë: ‘Unë i fitoj zgjedhjet dhe këtu bëhet çka të thotë baba’. E baba, nëna është Dejona”, u shpreh Canaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button