Kaloni te përmbajtja kryesore

​City zbulon zëvendësuesin e Rodry, duhet të paguajë 36 milionë euro

Rodry nuk do të jetë pjesë e vazhdimit të sezonit në radhët e Manchester Cityt pas dëmtimit të gjurit të djathtë në duelin ndaj Arsenalit më 22 shtator.

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës Pep Guardiola, teksa gazeta britanike Guardian shkruan se City planifikon të sjellë Samuele Ricci (23) nga Torino si zëvendësues për Rodrigo.

Bëhet fjalë për një italian të aftë për të luajtur në disa pozicione në mesfushë, por bie në sy loja e shokëve të tij dhe rezistenca ndaj presionit rival.

Ricci është ndër dëshirat më të mëdha të Cityt për afatin kalimtar të dimrit. Për ta sjellë atë, pronarët e Manchesterit duhet të paguajnë rreth 36 milionë euro, sipas gazetës britanike.

Sipas Transfermarkt, Ricci është një lojtar i krahut të djathtë, i cili kaloi në radhët e të rinjve të Empolit dhe Torino e solli si huazim për një milion euro në janar 2022, për të paguar 8.5 milionë euro të tjera gjashtë muaj më vonë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button