Kaloni te përmbajtja kryesore

City me një këmbë në çerekfinale, super ndeshje mes Real Madridit dhe PSG-së

Dy skuadrat e para mbrëmë siguruan biletat drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve, sot do të ketë dy përballje tejet interesante. Manchester City do ta presë në shtëpi Sportingun, kurse Paris Saint-Germain do të zhvillojë ndeshje si mysafir kundër Real Madridit.
Pavarësisht humbjes 1:0 mbrëmë nga Interi, Liverpooli siguroi kualifikimin tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1, kurse Bayerni e deklasoi me rezultat të përgjithshëm 8:2 RB Sazlburgun.
Ndërkaq, sa i përket ndeshjeve të sotme, kampioni anglez City veçse e siguroi çerekfinalen, pasi që në ndeshjen e parë e mposhti me rezultat 5:0 Sportingun, kurse në ndeshjen e parë të derbit mes Realit dhe PSG, ky i fundit triumfoi me rezultat minimal 1:0.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë
21:00 Manchester City – Sporting Lisbon (Stadiumi Etihad)
21:00 Real Madrid – Paris Saint-Germain (Stadiumi Santiago Bernabeu).

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button