Kaloni te përmbajtja kryesore

​City i fortë për Unitedin, shkëlqen Haaland

Erling Haaland ishte fytyra kryesore e derbit të qytetit të Mançesterit ndërmjet Manchester United dhe Manchester Cityt.

Sulmuesi norvegjes kontribuoi me dy gola dhe një asistim në fitore 3-0 të skuadrës së Pep Guardiolas ndaj asaj të Eric ten Hag.

Golin e parë Haaland e realizoi në minutën e 26’ të ndeshje nga penalltia, ndërsa të dytin në minutën e 49’ pas asistimit nga Bernardo Silva.

Pas dy golave, Haaland mori edhe rolin e asistuesit tek goli i tretë të cilin e realizoi Phil Foden dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 24 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, kurse “Djajtë e kuq” kanë 15 pikë në vendin e tetë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button