Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po mbahen peng në një proces absurd në Hagë

Pas bastisjes së shtëpisë së Sylejman Selimit e marrjes së Sami Lushtakut në zyrat e EULEX-it, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo tha se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë duke u mbajtur peng, ku sipas Çitakut është një proces absurd.

”Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi tash e gati katër vite po mbahen peng në një proces absurd në Hagë. Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button