Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku reagon ndaj rritjes së çmimit të rrymës: Qeveria po e godet drejtpërdrejt qytetarin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila sot ka miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Çitaku akuzoi Qeverinë Kurti se po e përdor ZRRE-në si mjet për të varfëruar qytetarët dhe për të ushtruar kontroll politik.

“ZRRE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin. Po e varfëron, po e lodh dhe po përpiqet ta nënshtrojë”, shkroi Çitaku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button