Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Për keqardhje, Rozeta Hajdari do të duhej të fliste vetëm për dorëheqje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,reagoi  pas deklaratave të ministers së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari lidhur me skandalet në ministrinë që ajo e udhqëheq.

Çitaku tha se në mungesë të shkarkimit, dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari sot.

“Puna, suksesi dhe përgjegjësia e saj u panë: kur fshehu pasurinë, kur shkeli një fëmijë me veturë, kur bleu grurë nga kompanitë e ndërtimit, por edhe në vjedhjen e rezervave shtetërore. Gjithsesi, Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral, profesional dhe institucional i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia dhe interesat e shtetit. Për keqardhje!”, shkroi ajo në Facebook./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button