Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: PDK ka saktësuar që nuk i voton Ministrat e Qeverisë Kurti 2

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për deklaratën e bërë në  mbledhjen e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në vend që të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë dhe prodhuesve vendorë, për aferat e panumërta korruptive dhe për përfshirjen e vëllait të Luan Dalipit në pazare me energjinë, Kurti sulmon opozitën dhe e etiketon si patriarkale dhe të prapambetur”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo kujtoi se PDK-ja ka qenë e para që propozoi një grua për presidente – Flora Brovinën – dhe ka mbështetur gratë në pozita të larta politike në mënyrë të vazhdueshme.

Çitaku përmendi edhe tri rastet ku, sipas saj, gratë janë sulmuar nga VV-ja.

“Valdete Dakën e sulmuan deri në shkarkim. Vlora Hysenin e shkarkuan. Gresa Cakën e sulmuan brutalisht, vetëm pse nuk mund ta shkarkonin. Ky është realiteti, jo propaganda”, ka shkruar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button