Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Kacafytjet me SHBA-në e BE-në po i lënë në hije skandalet në qeverisjen e brendshme

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje për keqqeverisje duke thënë se krizat e konfliktet që ata po i krijojnë me aleatët, po ua lënë në hije “skandalet në qeverisjen e brendshme”.

“Kryeministri dhe eksponentët e VV vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët. Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellë vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Ajo ka akuzuar VV-në për emërime politike, një ditë pasi kryeshef i Korporatën Energjetike të Kosovës, u emërua ish-kandidati për asamble i VV-së në komunën e Fushë-Kosovës.

“Dje një zyrtar i VV-së u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish-drejtorit, i cili po ashtu ka qenë zyrtar i VV-së. Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompensuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet. Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, ka shkruar Çitaku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button