Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku i reagon Qeverisë: Shkelës serik të Kushtetutës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka quajtur Qeverinë Kurti ”shkelës serik të Kushtetutës“.

Ky reagim i Çitakut vjen pasi Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetutes vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

“Shkelës serik të Kushtetutës. KrejtdheDrejt”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të martën se vendimi i Kuvendit të Kosovës më 8 korrik 2021 për ta shkarkuar Bordin e Radio Televizionit të Kosovës nuk është në përputhje me Kushtetutën, por vendimi nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button