Çifti që u martua më 17 shkurt 2008, ”Nuk kanë ardhur gjysma e të ftuarëve”

Janina dhe Shkumbin Ismaili dashurin e tyre me martesë e kanë kurorëzuar më 17 shkurt të vitit 2008, kështu duke u bërë çifti i parë që u martua në ditën historike të Kosovës.
Në ”Ftohtë e Nxehtë” të RTV21 ata folën për emocionet që i patën atë ditë.
”Ne si çfit e kemi paramendu një muaj më parë, kanë qenë dy data tjera, por ndodhi e treta e vërteta, e diela e 17 shkurtit”, tha Shkumbini.
Emocione të dyfishta i përshkruan Janina ato të vitit 2008, duke shtuar se ”nuk kanë ardhur gjysma e të ftuarëve”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?