Kaloni te përmbajtja kryesore

Chollet telefonon Kurtin: Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Chollet në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, tha se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri.

Ai më tej ka shkruar se zbatimi i Asociacionit do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke.

“Biseda e mirë me kryeministrin Albin Kurti pas takimit të negociatorëve. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i Asociacionit (ASM) do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke”, ka shkruar Chollet.

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Chollet e ka vlerësuar si pozitive thirrjen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për nevojën dhe përparim në normalizimin me Kosovën.

Ai ka thënë se SHBA-ja vazhdon të shtyjë për përparim të menjëhershëm në Asociacion dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet vendore.

“Thirrje e mirë me presidentin Vuçiq për nevojën për përparim në normalizimin me Kosovën. SHBA-ja vazhdon të shtyjë për përparim të menjëhershëm në ASM dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet vendore. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri”, ka shkruar Chollet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button