Chelsea fiton lehtësisht ndaj Burnleyt, McTominay hero i United

anë përfunduar edhe katër ndeshjet e radhës që po zhvilloheshin në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Turf Moor”, Chelsea e ka mposhtur Burnleyn 4:1 si mysafirë.
Një autogol nga Al Dakhil (minuta e 42’) dhe golat nga Palmer (minuta e 49’), Sterling (minuta e 65’) dhe Jackson (minuta e 75’) i siguruan fitoren sot Chelseat, kurse golin e nderit për Burnleyn e shënoi Wilson Odobert në minutën e 15’.
Po ashtu, krahas kësaj përballje u zhvillua edhe ndeshja tjetër interesante mes Manchester United e Brentford, ku heroi i “Djajve të Kuq” ishte mesfushori Scott McTominay.
United fitoi 2:1 ndaj Brentfordit, falë dy golave nga McTominay (minuta e 90+3’ dhe 90+7’), ndërsa për Brentfordin golin e vetëm e shënoi Mathias Jansen.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Premier Ligë i gjeni më poshtë.
Luton 0:1 Tottenham
Burnley 1:4 Chelsea
Everton 3:0 Bournemouth
Fulham 3:1 Sheffield United
Manchester United 2:1 Brentford
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?