Kaloni te përmbajtja kryesore

Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me Payne?

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Australisë dhe thellimi i metejmë i tyre ishte tema e takimit mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne.
Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë  rajonale, evropiane dhe globale.
Në këtë takim të zhvilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, së bashku me kryeministrin Kurti, ishte edhe zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button