Kaloni te përmbajtja kryesore

Celibashi e uron Radoniqin për zgjedhjet e suksesshme në Kosovë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-së) në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka uruar kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Kreshnik Radoniqin, ku i ka përcjellë urimet e tij më të sinqerta për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve vendore të djeshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Celibashi poashtu ka uruar partitë politike, shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre në një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, i cili forcon besimin publik dhe vlerat evropiane të demokracisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button