Çeku: Sakrificat e brezave të tërë do nderohen me punë, gëzuar pavarësinë!
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka uruar pavarësinë e Kosovës.
Çeku ka thënë se sakrificat e brezave të tërë do të nderohen me punë të drejtë!
“14 vite shtet i pavarur. Një ditë që na mbush me krenari dhe emocion të gjithëve. Sakrificat e brezave të tërë do t’i nderojmë me punë të drejtë dhe vetëmohuese. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Çeku.
Ndryshe, sot(17 shkurt) shënohet 14 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Dita kur Kosova nisi rrugëtimin si shtet i pavarur e demokratik.
Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pritën në vizitë Shaip Kamberin, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Naide Beqiri e Argjend Bajrami, këshilltarin komunal të Medvegjës, Fehmi Beha, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Ragmi Mustafa dhe Arben Ferati, përfaqësues i Medvegjës në KKSh.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave i uruan Kurti përvjetorin e pavarësisë, duke i uruar suksese të mëtejme në qeverisje. Dita e Pavarësisë së Kosovës është festë e veçantë jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, u shprehën ata.
Po ashtu, Presidentja Vjosa Osmani, në 14 vjetorin e pavarësisë së vendit ka pranuar telegrame urimi nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Mbreti i Holandës, Willem-Alexander R, Presidenti i Banglladeshit, Abdul Hamid dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?