Kaloni te përmbajtja kryesore

​Çeku: Në vitin 2030 i presim në Kosovë 5 mijë sportistë

Në kuadër të lojërave mesdhetare që do të mbahen në Prishtinë, “Prishtina 2030”, Kosova do të mirëpret 5 mijë sportistë në 25 disiplina sportive nga 26 shtete.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ka thënë se janë mbi 250 milionë euro investime të planifikuara në të gjithë vendin.

“Kemi siguruar të drejtën e organizmit të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”. Kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare, multi-sportive në Kosovë. Janë 250 milionë investime të planifikuara në të gjithë vendin dhe në vitin 20230, i presim 5 mijë sportistë në 25 disiplina sportive nga 26 shtete. E kështu për krahasim, lojërat olimpike në Paris, sivjet kishin 10 mijë e 500 sportistë me 32 disiplina por po flasim për një lloj gjysmë olimpiade që do të organizohet në vendin tonë”, ka thënë Çeku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button