Carl Bildt i ashpër ndaj ministres serbe: Vuçiq s’mund të heshtë

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, një njohës i politikave të rajonit ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998 po të ishte në vendin e kriminelit të lufës, Sllobodan Millosheviq.
Ai tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, s’mund të qëndrojë pasiv përballë kësaj.
“Kjo është skandaloze për një anëtare të Qeverisë së Serbisë. Sigurisht që nuk i ndihmon perspektivës evropiane të vendit – përkundrazi. Nuk besoj se presidenti Vuçiq mund të mbetet pasiv përballë kësaj”, shkroi ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?