Capital T dhe Adrola Dushi kalojnë një fundjavë romantike

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, dhe modelja e famshme Adrola Dushi kanë zgjedhur të largohen nga zhurma dhe ritmi i përditshëm i jetës për të kaluar një fundjavë romantike në një nga zonat më piktoreske të Italisë – Toskanë.
Në rrjetet sociale, Capital T ndau disa fotografi nga momentet e qeta dhe të përzemërta të qëndrimit të tyre në Toskanë.
Në njërën prej tyre, reperi dhe Adrola shihen duke mbajtur duart, në një skenë intime që duket larg syrit të publikut dhe çdo ndërhyrjeje mediatike.
Fotografitë janë të shoqëruara me përshkrimin e shkurtë: “Çfarë fundjave”.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?