Kaloni te përmbajtja kryesore

Canaj: Na kanë lodhur njerëzit e padijshëm dhe politika e pamëshirshme

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe stabilitet politik, duke theksuar se qytetarët janë lodhur nga krizat e vazhdueshme dhe proceset e shpeshta zgjedhore.

Duke folur në emisionin “Click” të RTV21, Canaj ka deklaruar se bashkëqeverisja nuk duhet të shihet si problem, pasi shteti ka nevojë për qeveri dhe institucione që funksionojnë.

“Ne s’po themi që nuk duhet me bashkëqeverisë. Ky shtet duhet me pas qeveri edhe president. Se na kanë lodh njerëzit e padijshëm, njerëzit e poshtër, politikanët e pamëshirshëm, të poshtër dhe te pa pergjegjshëm në raport me popullin e vet. Na kanë lodh tu na çu në zgjedhje”, tha Canaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button