Cana i PDK-së premton 15 milionë euro për zhvillim rural në 10 vitet e ardhshme

Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Edon Cana, në debatin zgjedhor në RTV21 shpalosi programin qeverisës me të cilin po garon për këtë post.
Ai premtoi vizion 10-vjeçar, pasi që sipas tij zhvillimi është bllokuar nga mungesa e vizionit të kryetarit aktual.
“15 milionë euro për zhvillim rural në 10 vitet e ardhshme, rruga e Verës si projekt bazë, modernizim të bujqësisë, regjenerim urban dhe hapje ndaj investitorëve vendas dhe të huaj”, tha ai.
Premtoi investime kapitale për infrastrukturë strategjike./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?