Cakolli: VV tenton të bllokojë formimin e institucioneve, Kushtetuesja nuk toleron

(Lajm i përditësuar)
Cakolli: VV tenton të bllokojë formimin e institucioneve, Kushtetuesja nuk toleron
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në ”Click” të RTV21 tha se VV-ja po përdor interpretime të normave të pa pranueshme politike, me qellim të bllokimit të formimit të institucioneve, por sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk toleron sjellje të tillë.
“Problemi më i madh me këtë interpretim të normave të papranueshme politikisht është se mund të arrijmë në një situatë ku VV tenton, përmes mekanizmave procedurale, ta bllokojë formimin e institucioneve. Por fatmirësisht kemi Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk toleron sjellje të tilla politike,” tha Cakolli ndër të tjera, duke komentuar deklartën e ish- ministres Donika Gërvallës.
Ai tutje ka shtuar se e sheh si të pa shmangshme, përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese në këtë rast.
Cakolli: Për dështimin e votimit të raportit përgjegjës është shumica parlamentare, jo opozita
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në ”Click” të RTV21 tha se për dështimin e votimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit është shumica parlamentare, jo opozita.
”Deshtimi i votimit të këtij raportit më së shumti duhet t’i faturohet shumicës paralmentare VV-së, si fitues i zgjedhjeve, për shkak të pergjegjësisë. Nuk mund tia lësh fajin për dështimin 4 partive opozitare”, tha Cakolli.
Cakolli: Kurti është dashur të dorëhiqej një ditë para certifikimit të zgjedhjeve
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Albin Kurti është dashur të jap dorëheqje para tre jave, kur është bërë certifikimi i zgjedhjeve.
Sipas tij, me këtë veprim, KQZ ka shkelur ligjin.
“Kryeministri Kurti, së bashku me ministrat e tij, është dashur që dorëheqjet e tyre t’i ofronin një ditë para certifikimit të zgjedhjeve, para tre javësh. KQZ, edhe njëherë, ka abstenuar nga përgjegjësitë e saj. KQZ ka shkelur ligjin,” tha Cakolli.
Cakolli: Kryeministri nuk mund të japë dorëheqje në emër të 15 ministrave
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në ”Click” të RTV21 ka thënë se letra që kryetari i VV-së e ka dorëzuar, nuk është dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Ai tutje ka shtuar se letra e Kurtit kishte dy probleme.
”Kryeministri nuk mund të jep dorëheqje në emër të 15 ministrave tjerë, ligji për qeverinë e obiligon individualisht të gjithë deputetët që kanë pozita ministrore të japin dorëheqje”, tha Cakolli.
Pas afër dy orë punime, seanca konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sot, meqë deputetët s’arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?