Kaloni te përmbajtja kryesore

Cakolli ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë

Eugen Cakolli nga KDI-së ka thënë se janë edhe 18 shtete të tjera në Evropë në të cilat partia e parë në zgjedhje ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë.

Cakolli këtë reagim e ka bërë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media kishte pyetur gazetarët t’ia gjejnë një rast në Evropë ku partia e parë ka fituar më shumë se dy partitë pasuese.

“Jo që ka relevancë në raport me funksionimin demokratik të institucioneve – e sidomos nevojën për kompromis politik në Kosovë – por, veç për hir të korrektësisë: Në kontinentin evropian* janë, përpos Kosovës, edhe plot 18 shtete tjera, ku në zgjedhjet e fundit parlamentare, subjekti i parë ka fituar më shumë mandate se subjekti i dytë dhe i tretë – marrë së bashku. Veç në Ballkanin Perëndimor, janë tri raste. 🇦🇱 🇦🇲 🇦🇿 🇧🇾 🇭🇷 🇩🇰 🇪🇪 🇬🇷 🇭🇺 🇮🇹 🇱🇹 🇲🇰 🇲🇩 🇷🇺 🇷🇸 🇸🇮 🇺🇦 🇬🇧”, ka shkruar Cakolli, duke vendosur edhe flamujt e shteteve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button