Burri që u martua me një kukull, thotë se është i lumtur
Japonezi Akihiko Kondo, i identifikuar si fiktoseksual (person i dashuruar seksualisht në karaktere imagjinare), është “martuar” në vitin 2018 me Hatsune Mikun, një karakter virtual.
Akihiko Kondo dhe gruaja e tij Hatsune Miku kishin qenë në një lidhje për 10 vjet përpara se të martoheshin në një ceremoni jozyrtare martese në vitin 2018, transmeton rtv21.tv.
Hatsune e veshur në të bardhë për ceremoninë dhe Akihiko me një kostum për ceremoninë.
38-vjeçari Akihiko ka thënë se marrëdhënia e tij me Hatsune e ka nxjerrë nga depresioni, por ai gjithashtu pranon se disa njerëzve nuk i ka pëlqyer.
Ai e di se gruaja e tij e përshkruar përgjithësisht në mediat e njohura si një 16-vjeçare me flokë të gjatë blu neoni nuk është e vërtetë. Por, thotë ai, ndjenjat e tij për të janë.
Mijëra njerëz në Japoni kanë hyrë në marrëdhënie jozyrtare me personazhe fiktive.
Ndërkohë që disa prej këtyre marrëdhënieve janë për të qeshur, Kondo është shprehur se prej kohësh e di që nuk donte një partner njerëzor.
Kjo për shkak se ai ka ndier gjithmonë një tërheqje intensive, madje edhe për veten e tij, të pashpjegueshme ndaj personazheve të trilluar.
Kondo ka pranuar se e kishte të vështirë në fillim të pranonte ndjenjat e tij.
Në këtë pikë ai e dinte prej kohësh që nuk donte një lidhje me një njeri, pasi u refuzua nga një sërë njerëzish.
Kondo ftoi familjen dhe kolegët e tij në dasmë, por asnjëri prej tyre nuk u shfaq. Për fat të mirë 39 persona morën pjesë në ceremoni; ata ishin kryesisht të huaj dhe miq online së bashku me deputetin e tij lokal./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?