Kaloni te përmbajtja kryesore

​Burrë e grua gjenden pa shenja jete në shtëpinë e tyre, Policia: Dyshohet se u asfikësuan pasi u dogj një kolltuk

Sot rreth orës 12:25 në Pataqan i Poshtëm të Rahovecit, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

Nga hetimet e para, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri te vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marrë flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike.

Shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Gjakovës./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button