Kaloni te përmbajtja kryesore

Bugaqku: Nuk jemi për gaz lotsjellës në Kuvend, ndalimi ishte i papranueshëm

(Lajm i përditësuar) 

Bugaqku: Nuk jemi për gaz lotsjellës në Kuvend, ndalimi ishte i papranueshëm

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, në emisionin “Click” foli edhe për aksionin e organizatave të Shoqërisë civile para Kuvendit të Kosovës.

Bugaqku tha se hyrja e tyre në Kuvend është ndaluar nga kryesuesi i Kuvendit.

”Do të vazhdojmë me simbolika tjera, ne nuk jemi të hyjmë në Kuvend të hedhim gaz lotësjellës, monitorimi i Kuvendit ne e kryejmë me sekretartin e Kuvendit. Nuk është përgjegjësi e kryesuesit të marrë vendime të tilla”, tha Bugaqku.


Bugaqku: Në vend të 100-ditëshit të qeverisjes, kemi 100 ditë bllokadë politike

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar situatën aktuale politike duke thënë se në vend që politika të fokusohet në çështje madhore në fillim të mandatit të ri, po merret me pazare rreth pozitës së kryetarit të Kuvendit.

Ai theksoi se përgjegjësia për tejkalimin e kësaj situate bie mbi të gjitha subjektet politike, por sidomos mbi fituesin e zgjedhjeve.

”Normalisht ne do të ishim në 100 ditëshin e parë të qeverisë dhe do të flisnim për gjëra madhore,  por ne po flasim për një pozitë të kryetarit të Kuvendit. Në parim është përegjësi e gjithë deputetëve dhe subjekteve politike që ta gjejnë një konsensus por normalisht se përgjegjësia më e madhe i takon fituesit të zgjedhjeve”, tha Bugaqku.


Bugaqku: Mbi 90% e rasteve të mëdha të korrupsionit në Kosovë po dështojnë në gjykatë

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku në ”Click” të RTV21 , ka ngritur shqetësime serioze për mos efikasitetin e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

Ai tha se shumica e rasteve të mëdha të korrupsionit, ndonëse nisen me bujë nga Prokuroria, po përfundojnë pa epilog ligjor.

”Mbi 90 % e rasteve të mdha të korupsionit të iniciuara nga Prokuroria në Kosovë ndonse kanë pasur një bujë të madhe, fatkeqësisht të njëjta kur janë trajtuar në shqyrtim ligjor kanë dështuar. Pavarsisht inicatives së Prokurorisë Speciale të  grumbulloj prova të marrë në pyetje akterë të lartë siç është ministri apo deputeti duhet që këto hetime të jenë të bazuara në prova të sakta”, tha Bugaqku./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button