Britanikët votojnë në zgjedhjet e reja parlamentare

Britanikët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të enjten, me Partinë Laburiste në opozitë që shihet si favorite për të ardhur në pushtet, dhe për t’i dhënë fund mbizotërimit 14-vjeçar të Partisë Konservatore.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 22:00, sipas kohës lokale, raporton BBC.
Rreth 50 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar. Ata mund të votojnë duke shkuar nëpër vendvotime, me postë ose nëpërmjet një përfaqësuesi.
Votuesit në Britani do t’i zgjedhin 650 deputetë për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar në Parlament.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?