Kaloni te përmbajtja kryesore

Britania tha se njësitë ruse po kthehen në Bjellorusi dhe Rusi për furnizim

Përqendrimi i Rusisë në një ofensivë në rajonin Donestk dhe Luhansk është një “pranim i heshtur” se ajo po përpiqet të mbajë më shumë se një aks përparimi, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Njësitë që kanë pësuar humbje të mëdha janë detyruar të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u rifurnizuar dhe riorganizuar, gjë që ka vënë presion mbi “logjistikën tashmë të tendosur të Rusisë”, thuhet në deklaratë, transmeton rtv21.tv.
Ministria e Mbrojtjes shton se forcat ruse ka të ngjarë të kompensojnë aftësinë e reduktuar të manovrimit tokësor përmes sulmeve masive të artilerisë dhe sulmeve me raketa.
Rusia ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button