Kaloni te përmbajtja kryesore

Bosnja dhe Hercegovina goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një person është lënduar si pasojë e rënies së gurëve në autostradën M17 afër Zenicës, e cila mund të lidhet me tërmetin, epiqendra e të cilit ishte në pjesën qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës, tha drejtori i Administratës Kantonale të Mbrojtjes Civile të Zenicës.

Bosnja dhe Hercegovina të shtunën është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.7 ballë.

Ekipet janë në terren dhe po punohet për heqjen e gurëve nga autostrada M-17.

Policia ka njoftuar se ka marrë informacione se ka dëmtime në fasadat e objekteve në qytetin e Zenicës, si dhe në një shtëpi në fshatin Zenicë të Lubetovës.

Sipas të dhënave të Qendrës për Sizmologji të Institutit Federal Hidrometeorologjik të Bosnjë-Hercegovinës, tërmeti në hipoqendër ka qenë 4.7 ballë, ndërsa intensiteti në epiqendër ka qenë VI gradë i shkallës Mercalli.

Tërmeti është ndjerë në zonën më të gjerë të Bosnjës dhe Hercegovinës qendrore.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në veri të Zenicës, në qendër të BiH, në një thellësi prej 9 kilometrash./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button