Borrell: Kurti insistoi për njohjen de-facto, u mundova që të gjej zgjidhje

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell pas takimit të nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Kurti, insistoi që të formalizohet njohja de-facto nga Serbia, ndërsa Vuçiq, sipas tij, pranoi kompromisin e paraqitur nga BE-ja. Por në fund s’pati dakordim.
Ai ka thënë se ka ofruar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave.
“Sot u mundova që të gjej zgjidhje për rrugën përpara duke u bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, Kurti nuk ishte i gatshëm që të lëvizë përpara dhe të fillojë që ta themelojë Asociacionin. Ai insistoi me njohjen e Kosovës. Ndërsa Vuçiqi e ka pranuar propozimin tonë”, ka thënë Borrell ndër tjera..
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?