Kaloni te përmbajtja kryesore

Borrell ia rendit Kurtit hapat që duhet të ndërmerren për shtensionimin e situatës në veri

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ia ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti duke theksuar hapat që duhet të ndërmerren për shtensionimin e situatës në veri.

Ai ka thënë se kryetarët e katër komunave veriore duhet që të punojnë nga lokacionet tjera, e që nuk janë ndërtesat e komunave.


Si hap të dytë ai ka përmendur tërheqjen e operacioneve policore të Kosovës në këto katër komuna, duke thënë që Njësia Speciale e Kosovës duhet të tërhiqet.

Ai gjithashtu ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore duhet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button