Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi takim kokë më kokë me Sarrazinin, ironizon thotë se biseduan për futboll

Emisari gjerman për dialogun Manuel Sarrazin po qëndron në Kosovë ku po merr pjesë në Forumin e Dytë Gjermano-Kosovar. Pjesëmarrës këtu është edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Dyshja realizuan një takim kokë më kokë, por që pas takimit nuk dhanë detaje se çka u diskutua aty.

Bislimi hezitoi të flasë për rezultatet e këtij takimi, por ai ironizon para mediave duke thënë se diskutuan për futboll.

Megjithatë pas insistimit të gazetarit të RTV21 pranoi se u diskutua edhe për CEFTA-n.

Në anën tjetër as Sarrazin nuk pranoi të flasë para mediave./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button