Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi: Nuk dërgojmë artikuj të gazetave në Gjykatën Kushtetuese

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se draft-statuti për anotacionin i dorëzuar nga BE-ja nuk ka autorësi dhe as nënshkrim, rrjedhimisht sipas tij, nuk dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, siç tha, artikuj të gazetave. Kritikoi disa vende të BE-së që e kanë vendosur Asociacionin si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ne jemi në proces të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriterët që Këshilli i Evropës i ka kërkuar nga Kosova. Asambleja Parlamentare e KIE-së ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Pastaj ka pasur kritere që kanë devijuar nga kërkesat e Komisionit Evropian dhe të cilat janë refuzuar nga vet Asambleja Parlamentare siç është kërkesa për dërgimin e draftit të Asociacionit i cili nuk përbënë faktikisht as draft as dokument, sepse as nuk ka nënshkrim, as nuk pronësi. Deri në momentin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë ky është draft i joni, dmth ne nuk dërgojmë artikuj gazetash, as opinione dhe as drafte që nuk kanë autorësi apo pronësi në Gjykatën Kushtetuese”./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button