Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi: Në konferencën për sigurinë, Serbia tregoi se është e dobët

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pasi u kthye në Kosovë ka thënë se Serbia me anë të sjelljes së saj ka pranuar në një konferencë për sigurinë se është e dobët në ofrimin e sigurisë.
Numri dy i Qevrisë përmes një postimi në “Facebook” ka shtuar se është absurde që Serbia të pranojë vetë se ka elemente kriminale që duan ta cenojnë sigurinë.
“Arsyeja pse jemi kthyer është dikund krejt tjetër, sepse ne kemi patur për qëllim që Beogradit, korit diplomatik dhe qytetarëve atje t’i ofrojmë versionin e Kosovës mbi zhvillimet që janë edhe në Kosovë edhe drejt normalizimit të situatës. Ju e dini që qytetarët në Serbi janë të ekspozuar ndaj një propagande shumë të tmerrshme nga Qeveria e Serbisë dhe një të vërtete të shpikur rreth zhvillimeve edhe në Kosovë edhe në dialogun me Serbinë. Si duket ka patur një rezistencë të madhe që të mos mundësohet edhe paraqitja, versioni i anës tjetër”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Bislimi ka njoftuar se do të përpiqet të kyçet online në tryezën e diskutimit, pasi prania fizike i është pamundësuar nga autoritetet serbe që nuk kanë garantuar për sigurinë e tij./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button