Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi e konsideron “të padenjë” të përgjigjet për planin evropian, Szyunog: Presim që palët ta pranojnë propozimin

Bashkimi Evropain pret që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian. Kështu tha Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szyunog.
“Ajo që është e nevojshme të thuhet, është thënë nga Lajçaku. Dukshëm presim që të dyja palët të pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime se si të zbatohet ajo. Është e qartë që ne kemi besuar që për të dy palët marrëveshja e dialogut është shumë e rëndësishme për integrimin evropian”, tha Szyunog duk u përgjigjur në pyetjen që iu në nga gazetarët lidhur me takimin e së hënës në Bruksel.
Mirëpo rreth kësaj çështje refuzoi të përgjigjet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me arsyetimin se është e padenjë të përgjigjet pasi që sipas tij konferenca ka të bëjë me programin “IPA 2023”.
“Pyetja e parë fillon ‘ne të hënën…’, është disrespekt për gjithë këtë punë, këtë program prej të cilit përfitojnë qytetarët. Po më duket pak e padenjë të përgjigjem për pyetjen që e keni për momentin”., tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button