Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi dhe Ambasadori Gargan diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-kulturor

Rritja e bashkëpunimit ekonomiko-kulturor, si dhe forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, ishin ndër temat kryesore të takimit të sotëm ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Kosovës, Besnik Bislimit dhe Ambasadorit jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.
Zëvendëskryeministri Bislimi, siç u informua në komunikatë, vlerësoi se është e rëndësishme mbështetja nga Republika e Irlandës në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ambasadori Gargan biseduan edhe për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.
“Palët theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe mundësinë e një perspektive të bashkëpunimit kulturor në përafrimin e popujve me njëri-tjetrin.​”, u bë e ditur në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button