Kaloni te përmbajtja kryesore

Bisedat e Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, LDK-ja kërkon hetim të menjëhershëm nga organet e drejtësisë

Pas publikimit të mesazheve të “mashës” së VV-së, Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqit, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë për hetim lidhur me këtë rast.

Në një komunikatë të lëshuar për media, LDK-ja thotë se raportimet e fundit vërtetojnë shqetësimet që ata si parti i kanë ngritur edhe më parë.

“Raportimet e medieve gjatë dy ditëve të fundit, për përfshirjen direkte të strukturave parapolitike partiake të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjen publike KEK dhe së këndejmi në aferat korruptive të Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, vërtetojnë se shqetësimet e ngritura nga Lidhja Demokratike e Kosovës për aktivitetet kriminale, punësimet e paligjshme dhe tenderët sekretë kanë qenë plotësisht të sakta”, thuhet në reagim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button