Billy Ray Cyrus dhe Firerose fejohen?
Billy Ray Cyrus dhe Firerose duket se kanë çuar lidhjen në një tjetër hap.
Sipas një postimi në rrjetin social, Instagram, Firerose u pa duke mbajtur një unazë të madhe diamanati në gisht.
Këngëtari u nda nga gruaja e tij, Tish Cyrus pas 30 vitesh martesë.
Një burim pranë tyre tha se Billy është më i lumtur se kurrë.
“Ai ka pasur probleme në martesën e tij për një kohë. Ai dhe Tish kanë ndezur shumë herë marrëdhënien e tyre, por lidhja kishte mbaruar kohë më parë para se ata të njoftonin për ndarje në prill”, tha burimi.
Billy Ray dhe Firerose punuan së bashku në këngën “New Day” vitin e kaluar dhe çifti kanë kaluar shumë kohë së bashku së fundmi.
Billy Ray dhe Tish kanë katër fëmijë, Brandi/35 vjeç, Trace/33 vjeç, Miley/29 vjeç, Braison/28 vjeç dhe Noah/22 vjeç.
“Pas 30 vitesh, pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë kujtimesh, ne kemi vendosur të shkojmë në rrugët tona – jo me trishtim, por me dashuri në zemrat tona”, thanë ata në njoftim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?