Bilalli: Nuk ka muhabet për parime, krejt problemi është te presidenti

Analisti politik Lutfi Bilalli, në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Bilalli tha se në takimin mes dy partive nuk është diskutuar për parime, por për emra konkretë, duke e lidhur ngërçin politik me çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
“Nuk ka muhabet për parime, por ka bisedime për emra të përveçëm, sepse ne krejt problemin e kemi te presidenti”, tha Bilalli.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?