Kaloni te përmbajtja kryesore

Bie numri i ukrainasve që kalojnë kufirin me Poloninë

Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina për në Poloni ka filluar të bjerë ditët e fundit.

”Nga 30,500 kalime të premten, tani një ditë më parë ka rënie në 6.4%”, tha të shtunën Roja Kufitare Polake.

Deri në orën 06:00 GMT të së shtunës, 6,100 njerëz kishin kaluar, kjo është 11% më pak nga e njëjta periudhë e së premtes.

Më shumë se 2.2 milionë njerëz kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i luftës, shkroi agjencia në ”Twitter”.

Disa nga ata njerëz që ikin nga Ukraina janë larguar tashmë nga Polonia, por eksperti i migracionit në Universitetin e Varshavës, Prof Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.2-1.3 milionë refugjatë mbeten./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button