Kaloni te përmbajtja kryesore

Biden: Lëreni FBI-në të bëjë punën e vet, hetuesit do të kenë çdo burim që ju duhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka njoftuar se ka biseduar me ish-presidentin Donald Trump pas atentatit.

Biden i uroi shërim të shpejtë kundërkandidatit, derisa ka thënë se do të bëjë gjithçka që hetimet të zhvillohen si duhet.

“Në Amerikë nuk ka vend për këtë lloj dhune. Për këtë çështje, një tentimvrasje është në kundërshtim me të gjithë atë që ne e mbështesim. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Uniteti është qëllimi më i pakapshëm nga të gjithë, por asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo…Lëreni FBI-në të bëjë punën e vet dhe agjencitë partnere të bëjnë punën e tyre. Unë kam udhëzuar që ky hetim të jetë i plotë dhe i shpejtë, hetuesit do të kenë çdo burim që ju duhet për ta realizuar këtë”, është shprehur Biden.

Biden ka shtuar tutje se Trumpit ia ka ofruar sigurinë më të lartë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button