Biden: Le ta çojmë Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Joe Biden i cili ditë më parë u tërhoq nga gara për të garuar për një mandat të dytë, sot përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që mbështetet zëvendëspresidentja Kamal Harris për t’u bërë presidente e SHBA-ve.
“Dita e zgjedhjeve është 100 ditë larg dhe kurrë nuk ka pasur më shumë në rrezik. Le ta çojmë Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Biden.
Harris mori shpejt mbështetjen e demokratëve pasi Biden u tërhoq nga kandidatura.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?