Biblioteka Kombëtare solidarizohet me fëmijët e prekur nga kanceri
Muaji shtator, është cilësuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin te fëmijët.
Çdo vit, qindra e mijëra fëmijë në mbarë botën diagnostifikohen me sëmundjen e kancerit.
Prishtina sonte i bashkohet thirrjes globale për solidarizim me të gjithë fëmijët viktima të kësaj sëmundje dhe ata të cilët po luftojnë për jetën.
“Secila dritë e ndezur në Bibliotekën Kombëtare sonte, le të jetë dritë për shpresë”, thuhet në postimin publikuar nga i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?