Kaloni te përmbajtja kryesore

Bettel i kërkon falje protokollit të MPJD-së: Doja të provoja byrek me mish e djathë

Kryediplomati i Luksemburgut, Xavier Bettel në konferencën për media i ka kërkuar falje protokollit të MPJD-së për shkak se ka kërkuar që të dalë më shpejt nga takimet, meqë siç thotë ka dashur të provojë byrekun me mish dhe me djathë në qendër të Prishtinës.

Bettel ka shqiptuar në gjuhën shqipe byrekët, ndërkohë që më pas ka dhënë edhe një shpjegim në gjuhën angleze për përmbajtjen e tyre me mish dhe djathë.

“Që kur kam arritur, kam dashur të dalë nga takimet më herët, sepse doja të provoja byrek në rrugën kryesore. Kam provuar një me djathë dhe një me mish. Gjithashtu kam biseduar me njerëzit dhe kam bërë fotografi”, ka treguar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button